Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për liderin e ri të Iranit, Mojtaba Kahmenei, të cilin e përshkroi si një lideri të linjës së ashpër, i cili ka objektiva të ndryshme nga babai i tij i vrarë.

Sipas Gjinishit, Irani më parë kishte edhe mundësi për zgjidhje diplomatike, por me Mojtaba Khamenein në krye, duket mjaft e vështirë të shkohet drejt kësaj zgjidhje, pasi ai përfaqëson krahun radikal konservator dhe madje ka synim krijimin e bombës bërthamore.

“Mojtaba Khamenei është më tepër lider ushtarak sesa religjioz. U zgjodh me 54 vota nga 88 anëtarë. U fol për mundësi presioni nga Garda Republikane. Nuk dihej çfarë ishte, nuk kishte mbajtur poste. Shumë dritëhije ngrihen. Bota e ka përcaktuar si njeri të linjës së ashpër. Deklarata e tij, u përcoll nëpër media, nuk ka dalë me zë dhe figurë pasi mendohet se është plagosur. Kur u bë sulmi dhe vdiq babai i tij, ky ka qenë në atë objekt, vdiq edhe bashkëshortja dhe vajza e tij.

Irani para ardhjes së tij, ishte i hapur për zgjidhje diplomatike. Ndërsa zotëria thotë luftën e përcaktojmë ne se kur do të mbyllet. Shumë më i ashpër.

Ai thotë do të mbyll Hormuzin dhe ideja e tij është të krijojë krizë globale. E dyta, u betua për hakmarrje për të vrarët, për civilët, tregon një prapavijë shumë herë më denigruese sesa një lider fetar. E treta, kërkoi në mënyrë absolute të mos ketë më baza të SHBA në të gjithë rajonin.

Më bëri përshtypje edhe në një intervistë më herët, ai tha “kur vritet lideri kemi të drejtë legjitime për posedimin e bombës bërthamore”. Pavarësisht kritikave ndaj autoritarizmit të regjimit, ka patur një fatwa, që tregonte qëndrimin e Iranit, nuk do të posedojmë armë bërthamore. Ardhja e këtij njeriu hap rrugën që ta thyejë këtë, e ka forcën për ta bërë këtë.

Me ardhjen e këtij, edhe qëndrimi i Presidentit ka ndryshuar. Ai kërkoi njohjen e të drejtave legjitime të Iranit. Nuk bëhet fjalë për ndryshim regjimi, por këtu futet posedimi i armëve bërthamore.

E dyta, kërkoi dëmshpërbim, për dëmet e mëdha që janë bërë në Iran. Dhe e treta, garanci ndërkombëtare. Kjo do të thotë se paqja nuk është më në duart e SHBA, Izrael dhe Iranit, por lë të kuptojë se janë edhe Rusia me Kinën, pasi janë dy aleatët që po e mbështesin. Ndërkohë SHBA është e paqartë se si do ta mbyllë luftën. Ne flasim dhe përmendim shifra. Çfaërdo lloj burimesh që të kemi, janë problematike, nuk mund të kemi shifra ekzakte të besueshme pasi lufta përfshin edhe propagandën. Por disa gjëra shihen edhe në mënyrë tangente. Kush është impakti më i gjerë i SHBA dhe Izraelit lidhur me sulmet?

Nëse Irani kërcënon me mbylljen e Hormuzit dhe hpjen e frontit në Yemen dhe Liban, ideja e SHBA që mund të bëjë një goditje Iranit, të tërhiqn vetë dhe të vijojë Izraeli siç ndodhi në Liban, kjo nuk mban, nuk shkon me Iranin pasi ushtria është e fuqishme.

Ekziston edhe rrezik tjetër, Huthët nuk janë futur akoma në lojë. Mbyllet edhe një ngushticë tjetër, një trajektore e rëndësishme e tregtisë botërore, që kalon nga Azia nëpërmjet detit të kuq”, tha ndër të tjera Gjinishi.