Për herë të parë në Tiranë do të zhvillohet një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive europiane, Kampionati Europian i Mini-Futbollit.
Nga data 20 deri në 24 Maj në “Shtëpinë e Futbollit” do zbresin në fushë 25 përfaqësuese europiane mes të cilave edhe ekipi kombëtar shqiptar i futbollit 6 kunër 6.
Ish – futbollistë profesionistë, yje që kanë ndriçuar skenat më të mëdha të europës do të vihen përballë njëri –tjetrit në kompeticionin më të rëndësishëm europian të mini-futbollit.
“Socca Albania” ekipi kombëtar shqiptar i futbollit 6 kunër 6 do sjellë për tifozët energjinë që njeh vetëm loja e vërtetë.
Organizimi i këtij eventi të rëndësishëm ka marrë vëmendjen edhe nga kryeministri Edi Rama i cili në llogarinë e tij të “instagram” ka publikuar videon promovuese të këtij aktiviteti.




















