Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale njofton finalizimin e fazës së 85-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, të zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet operacionale të DFPO-së kapën në Tiranë shtetasen gjermane, Maryam Assaf, 19 vjeçe, e cila ishte dënuar në Gjermani me 10 vjet burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Arrestimi i saj u realizua falë bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacionit mes DFPO-së dhe autoriteteve gjermane. Vendimi i Gjykatës së Hanoverit, i datës qershor 2025, e shpalli Assaf përgjegjëse për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Shtetasja e kapur do të mbahet në arrest provizor në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Gjermanisë.




















