Kombëtarja shqiptare dhe Kosova janë në momentin historik të tyre teksa mbrëmjen e kësaj të enjteje do të luajnë respektivisht nga me Poloninë dhe Sllovakinë për një vend në finale të playoffit të Botërorit që do t’ afronte akoma më shumë me ëndrrën e madhe të të gjithë shqiptarëve.

Këtyre pragsfidave me atmosferë të zjarrtë në të gjitha trevat shqiptare i është bashkuar dhe ylli ndërkombëtare i muzikës pop, Rita ora që ka shfaqur publikisht mbështetjen si për kombëtaren e Kosovës, ashtu edhe për kombëtaren kuqezi.

Në një postim në Instagram Story, Rita Ora publikoi një foto të të dyja skuadrave me sloganët ‘Forca Kosova’ dhe ‘Forca Shqipëria’.

Paçi fat. Shpresoj të bëni historinë dhe të kualifikoheni në Kupën e Botës’-shkruante Rita Ora në postimin e saj.

Sfidat mes Polonisë dhe Shqipërisë dhe Sllovakisë e Kosovës do të luhen në orën 20:45 dhe do të transmetohen në platformën Digitalb.