Kombëtarja e Kosovës, pasditen e kësaj të hëne nisi punën për ndeshjen e playoffit me Sllovakinë që do të luhet mbrëmjen e së enjtes me Dardanët që duan të bëjnë ëndrrën e madhe realitet, pjesëmarrjen në fazën finale të një botërori.
Në seancën stërvitore të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, futbollistët dardanë u shfaqën shumë energjikë dhe të motivuar. Në këtë seancë, nën drejtimin e Franco Fodës, ishin 19 futbollistë, ndërsa 6 lojtarët e tjerë duke qenë se kanë qenë të impenjuar me skuadrat e tyre respektive ditën e dielë, kryen stërvitje në palestër
Sfida gjysmëfinale e playoffit mes Sllovakisë do të luhet në mbrëmjen e 26 marsit në Sllovaki. Nëse do të kalojë në finale, Kosova do të përballet me fituesen e Turqi-Rumani, një sfidë kjo që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’. Ashtu sikurse ndeshjet e Kombëtares shqiptare, edhe ato të Kosovës do të transmetohen në platformën Digitalb.




















