Kreshnik Hajrizi ka siguruar me një gol tjetër fitoren e Dardanëve në stadiumin “Tehelne Pole” duke e çuar rezultatin në 4-2 kundër Sllovakisë. Hajrizi ka shënuar në minutën e 72′ duke e gjetur portierin të papërgatitur.

Fisnik Asllani ndezi shpresat me golin e tij në minutën e 47′ menjëherë pas startimit të pjesës së dytë. Asllani me një goditje me kokë thyu mbrojtjen e portierit vendas dhe ndezi festën për Dardanët. Më pas Muslija shënoi në minutën e 60′ duke iu prishur festën vendasve dhe duke ndezur festën për Kosovën.