Përplasje egosh mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, e ka cilësuar politologu Ermal Hasimja, krizën e fundit në Kosovë, pasi presidentja shpërndau parlamentin për shkak të dështimit të raundit të djeshëm për zgjedhjen e kreut të shtetit, ndërsa Kurti e quajti këtë veprim antikushtetues.

Në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN, Hasimja theksoi se kryeministri Albin Kurti synon të ketë ndikim edhe mbi institucionin e presidencës, ndërsa presidentja Vjosa Osmani kërkon të ruajë pozicionin dhe mbështetjen e saj politike, pas inkurajimit dhe takimeve të saj të fundit në SHBA.