Lidhur me ngjarjet në Lindjen e Mesme, kryeministri i Pakistan, Shehbaz Sharif ka shprehur mbështetjen e plotë për përpjekjet ndërkombëtare që synojnë arritjen e paqes dhe stabilitetit. Ai nënvizoi rëndësinë e dialogut si rrugën kryesore për t’i dhënë fund konfliktit në rajon, duke shtuar se Pakistani është i gatshëm të luajë një rol aktiv në këtë proces.

“Pakistani mirëpret dhe mbështet plotësisht përpjekjet e vazhdueshme për të zhvilluar dialog me qëllim përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme, në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Në varësi të dakordësisë së SHBA-së dhe Iranit, Pakistani shpreh gatishmërinë dhe nderin për të qenë vendi pritës, duke lehtësuar zhvillimin e bisedimeve kuptimplota dhe përfundimtare për një zgjidhje gjithëpërfshirëse të konfliktit në vazhdim”, tha kryeministri i Pakistanit.