Të pranishmit mes tyre deputeti socialist Erion Braçe, publicisti Preç Zogaj, ish-prefekti i Beratit Roland Bejko, analisti Yzedin Hima ndanë kujtime dhe vlerësime për figurën e tij, duke theksuar kontributin që ai dha në letërsi, në jetën publike dhe në shoqëri.

Analisti Yzedin Hima e cilësoi Lapardhanë si një busull morale jo vetëm të moshatarëve të tij, por edhe të brezave të ardhshëm.

“Unë Namirin nuk e kam njohur thjesht si drejtor i Drejtorisë Arsimore, por e kam njohur si koleg mësues, si koleg në media, si dhe në krijimtarinë letrare. Megjithëse ishte në moshë më të vogël krahasuar me mua, ishte një bashkëbisedues i mrekullueshëm, sikur flisje me një bashkëmoshatar. Kishte një karakter të fortë, energjik, me Namirin jo vetëm mund të bisedoje, por edhe të mësoje. Namiri ishte busulla morale jo vetëm e moshatarëve të tij, por edhe brezave që do vijnë”, tha Hima.

Publicisti Preç Zogaj, u shpreh se ‘Lapardhaja do mbetet një simbol i shoqërisë, nga i cili kemi çfarë të mësojmë, si ne, ashtu edhe brezat që do të vijnë’.

“Namiri kishte moshën e djalit tim, por unë e kam njohur sikur të ishim moshatarë, unë duke u ‘zvogëluar’, ai duke u rritur. Na ka lidhur libri, dhe këtë gjë e bën vetëm leximi. E kam takuar fillimisht në panairet e librit dhe ishte shumë i interesuar për botimet e reja, sidomos për vëllime me poezi. Ne që shkruajmë poezi, na bën shumë përshtypje kur dikush kërkon të lexojë poezi, dhe prej aty forcuam një lidhje të fortë. Ndarja jonë e përbashkët ishin librat”, shtoi ai.

Ish-prefekti i Beratit Roland Bejko se ikja e papritur e Namirit nga kjo jetë ka lënë një boshllëk të madh në gazetari, teksa theksoi gjithashtu se kjo është një humbje e madhe veçanërisht për familjen e miqtë.

“Namirin e kam njohur rreth 20 vite më parë, pikërisht këtu në këtë vend ku sot po i japim lamtumirën e fundit. Ishte një djalë i brishtë, i edukuar dhe shumë i sjellshëm. Por, sa i brishtë dukej nga jashtë, aq i fortë ishte përbrenda. Me rritjen e tij, jo vetëm në moshë, por edhe në aspektin profesional, Namiri filloi të na bënte të kuptonim se nga ai djalë kishim çfarë të mësonim.