Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka dalë në konferencë për shtyp, në prag të gurmbullimit për ndeshjet “play off”.
Silvinjo ka sqaruar mungesën e Seferit dhe ftesën për dy mbrojtësit Stavros Pilo dhe Pllana.
“Kemi riparë ndeshjet kualifikuese, ku kanë qenë Suedia, Polonia dhe Ukraina. Kemi grumbulluar 26 lojtarë. Dëshira mund të jetë për më shumë. Ky është një debat tek të gjithë, madje te Brazili dhe Portugalia. Sa i përket Seferit, jemi të mbuluar në fazën ofensive dhe na duhen lojtarë që të shkojnë te zona e kundërshtarit. Unë i falënderoj të gjithë lojtarët që kemi pasur dhe besoj te këta që kemi tani.”
“Ka qenë një rrugëtim i vështirë për të shkuar deri këtu. Falenderoj të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e kualifikueseve. Nuk është momenti për eksperimente. Stavros Pilo është gati. Pllana? Kishim mungesë të një mbrojtësi qendre. Pllana e njeh ligën polake. Duhet të shikojmë çfarë mund të bëjë dhe cilat janë aftësitë e tij. Mund të shkonim me 23 lojtarë, por duke qenë që është një ndeshje e rëndësishme, na duheshin alternativa”, u shpreh ai.




















