Në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të nisura nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit, trafiku ajror në rajon është prekur ndjeshëm. Shumë kompani ajrore kanë anuluar ose kufizuar fluturimet për shkak të situatës së sigurisë dhe mbylljes së disa hapësirave ajrore.

Disa linja ajrore megjithatë vazhdojnë të operojnë fluturime të kufizuara ose speciale:

Qatar Airways ka njoftuar se fluturimet nga Doha nuk po operojnë aktualisht, ndërsa disa fluturime ndihme nga Muscat dhe Riyadh pritet të nisin gjatë ditës së sotme.
Emirates ka realizuar disa fluturime të kufizuara nga Dubai dhe Abu Dhabi përmes korridoreve të sigurta ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Etihad Airways po ofron një numër të kufizuar shërbimesh nga Dubai dhe Abu Dhabi.
El Al Israel Airlines planifikon nëntë fluturime për në Tel Aviv të enjten nga nëntë qytete evropiane, përfshirë Athinën, Milanon, Gjenevën, Mynihun dhe Parisin.
Israir ka planifikuar pesë fluturime për në Tel Aviv nga Roma, Berlini, Athina, Batumi dhe Rovaniemi.
Arkia parashikon një fluturim nga Roma për në Tel Aviv të enjten, ndërsa priten edhe fluturime të tjera në ditët në vijim.
Ndërkohë, disa kompani të tjera kanë pezulluar përkohësisht operimet në rajon:

Turkish Airlines ka anuluar disa fluturime drejt dhe nga Bahreini, Irani, Iraku, Jordania, Kuvajti, Libani, Omani, Katari, Siria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si edhe drejt qyteteve saudite Dammam dhe Riyadh.
Air France ka pezulluar fluturimet drejt dhe nga Dubai dhe Riyadh deri më 6 mars, ndërsa nuk do të ketë fluturime për në Tel Aviv dhe Bejrut të paktën deri më 8 mars.
Air India ka planifikuar vetëm një fluturim të enjten në itinerarin Mumbai-Dubai-New Delhi, duke përdorur një avion më të madh për të transportuar edhe pasagjerët që kanë mbetur të bllokuar.