Pas një sfide me pyetje bazike të dhënë në “Big Brother” për banorët “VIP” dhe rezultateve për të dëshiruar, një reagim në rrjet ka pasur edhe mbesa e Robert Ndrenikës, Ana, me profesion mjeke.
“Jetojmë në një kohë që shumë prej atyre që na rrethojnë, dinë në detaj emrat e firmave të çantave luksoze, por nuk dinë të thonë se kush e ka shkruar “Iliadën” ose sa vite ka një shekull. Drama nuk qëndron vetëm te mungesa e mendimit kritik, por edhe te mungesa e njohurive THEMELORE bazike. Më e rënda – vetë komentuesit shkruajnë: He, se dhe ju të tjerët mos bëni sikur i dini, i lexoni në ChatGpt”, shkruan Ana.
Më tej, shoqëruar me një foto të Brikenës, banores që pati performancë të dobët gjatë pyetësorit dhe që gjatë eksperiencës në Big Brother është shprehur se kurrë s’k pasur një lidhje dhe as ka puthur një djalë, Ana shkruan:
“Turp nuk është të puthësh një djalë, të krijosh lidhje, apo të kesh pasur lidhje. Turp është të mos dish emrin e Nënë Terezës, shkrimtarin e Gjeneralit të ushtrisë së vdekur, Kleopatrën etj. Tufë parazitësh që vlerësoni materien e jo përmbajtjen!”.




















