Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka falenderuar paraardhësen e tij në këtë post, Elisa Spiropali për punën, përkushtimin, kontibutin dhe energjinë gjatë ushtrimit të detyrës së saj si Ministre për Evropën dhe Punet e Jashtme.

Përmes një statusi në llogarinë e tij ‘X’, Hoxha shkruan se:

Ishte kënaqësi të merrja sot stafetën, për të vijuar përparimin e shumë proceseve e kantiereve të rëndësishëm në përfaqësimin dinjitoz të vendit në botë.

I uroj suksese të mëtejshme Elisa Spiropali në angazhimet e saj të ardhshme.

Statusi i plotë:

Falënderim i përzemërt për Ministren Elisa Spiropali,
@elisaspiropali
për punën, përkushtimin, kontibutin dhe energjinë gjatë ushtrimit të detyrës së saj si Ministre për Evropën dhe Punet e Jashtme.

Ishte kënaqësi të merrja sot stafetën, për të vijuar përparimin e shumë proceseve e kantiereve të rëndësishëm në përfaqësimin dinjitoz të vendit në botë.

I uroj suksese të mëtejshme në angazhimet e saj të ardhshme.