Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universiteti Carlos III i Madridit, duke theksuar rolin kyç të të rinjve në formësimin e së ardhmes europiane. Ai nënvizoi se e ardhmja e Shqipërisë mbetet e lidhur ngushtë me Bashkimin Europian dhe proceset transformuese që e afrojnë vendin drejt familjes europiane.
🔸Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në X:
🇦🇱🇪🇸 Çdo bisedë kuptimplotë mbi #Europën duhet domosdoshmërisht të përfshijë të rinjtë.
Pata një shkëmbim vërtet përmbajtësor, energjik dhe frymëzues me studentët e Universitetit Carlos III të Madridit, kureshtja, mendimi kritik dhe angazhimi i të cilëve nxjerrin në pah rolin jetik që të rinjtë luajnë në formësimin e së ardhmes së Europës.
Dialogu me të rinjtë nuk është vetëm pasurues, ai është thelbësor. Pyetjet, idetë dhe pritshmëritë e tyre na sfidojnë të bëjmë më shumë, të udhëheqim me integritet dhe të sigurojmë që projekti europian të mbetet dinamik, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt së ardhmes.
Pata kënaqësinë t’u përgjigjem pyetjeve të tyre të mirëartikuluara mbi rrugëtimin e Shqipërisë përmes reformave, qeverisjes së mirë dhe forcimit të shtetit të së drejtës, procese transformuese që vazhdojnë ta afrojnë vendin tonë me Bashkimin Europian.
U impresionova veçanërisht nga interesi i tyre i fortë për zgjerimin e BE-së, një domosdoshmëri për Shqipërinë, por edhe një investim i qartë strategjik për vetë BE. Theksova rolin qendror që çështjet e BE-së zënë në jetën tonë të përditshme politike dhe në përpjekjet tona të vazhdueshme për modernizim, duke e ankoruar fort të ardhmen tonë brenda familjes evropiane, së cilës i përkasim natyrshëm.
Është inkurajuese të ndash me këtë brez të ri bindjen se në këto kohë të ndërlikuara dhe të pasigurta, BE-ja 🇪🇺 duhet të vazhdojë të dëshmojë unitet, kohezion dhe vizion.




















