Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se vendi i tij do t’i përgjigjet çdo sulmi ndaj objekteve energjetike iraniane duke synuar kompanitë amerikane në rajon.

Sipas tij, nëse objektet iraniane synohen, Teherani do të godas objektet e kompanive amerikane në rajon dhe kompanitë në të cilat Shtetet e Bashkuara kanë aksione.

“Nëse objektet iraniane synohen, forcat tona do të synojnë objektet e kompanive amerikane në rajon ose kompanitë në të cilat Shtetet e Bashkuara kanë aksione. Ne patjetër do t’u përgjigjemi këtyre sulmeve, ndërsa në të njëjtën kohë do të veprojmë me kujdes në mënyrë që zonat me popullsi të dendur të mos jenë në shënjestër”, tha Araghchi.

Kjo deklaratë vjen disa orë pasi ushtria amerikane shënjestroi ishullin Kharg, një vend kritik për Iranin, pasi mendohet se rreth 90% e eksporteve të naftës kalojnë nëpër ishull.