Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për çështjen e taksës së qarkullimit, duke thënë se se ndotësit më të mëdhenj duhet të paguajnë më shumë. Gjatë takimit me furnizuesit e naftës, Rama u shpreh se shtesat në buxhet nga TVSH shkojnë vetëm për pensionistë.
Kryeministri theksoi se në sektorin publik pagat janë rritur dhe do vazhdojë të rriten, ndërsa në atë privat pagat rriten në mënyrë të vazhdueshme sidomos për ata që kanë kualifikime.
“Një kategori që do të marrë më shumë sa herë që të jepet mundësia qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin qoftë edhe nga të ardhura të rritura si pasojë e situatave të tyre dhe kjo kategori është ajo e pensionistëve. Askush tjetër nuk duhet të kërkojë nga buxheti i shtetit asgjë me shumë nga çfarë u takon. Në sektorin publik pagat janë rritur dhe do vazhdojë të rriten. Në sektorin privat pagat rriten në mënyrë të vazhdueshme sidomos për ata që kanë kualifikime, nuk është më pyetje a vjen të punosh me këtë pagë, por tani është sa e do pagën që të vish të punosh. Këtu jemi në këtë fazë të zhvillimit të vendit.
Pra përgjigja jonë për çdo orvatje dhe fantazi që çfarë vjen si rritje në buxhetin e shtetit dhe sa i përket komponentit të TVSH në çmimin e karburantit, pra është për qytetarët por për një kategori, për pensionistët. Dhe besoj që ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës do ta strukturojë edhe njëherë. Dhe tjetra taksa e qarkullimit e vendosur në strukturën e çmimit të karburantit, nuk është problemi se ulet këtu, por problemi është se po iku nga këtu do shkojë diku tjetër”, tha Rama.


















