Kryetari i Bordit të FK Partizani, Filip Çakuli, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Sali Berisha lidhur me pronësinë dhe drejtimin e klubit të kuq.
Në reagimin e tij publik, Çakuli i cilëson deklaratat e Berishës si shpifje të vazhdueshme, duke theksuar se Partizani është në pronësi të biznesmenit Gazment Demi dhe jo të Olsi Rama, i cili sipas tij është thjesht një i punësuar në klub.
Ai shton se gjithçka mund të verifikohet përmes dokumenteve zyrtare, duke përmendur pagat dhe sigurimet shoqërore të stafit, ndërsa akuzon Berishën për deformim të realitetit dhe sulme politike ndaj një klubi që, sipas tij, funksionon sipas standardeve ndërkombëtare dhe merr pjesë në aktivitetet e UEFA.
Çakuli nuk kurseu as gjuhën e fortë, duke e cilësuar Berishën si “gënjeshtar patologjik” dhe “mediokër”, ndërsa e akuzon edhe për çështje të së kaluarës që lidhen me pronat e klubit. Ai thekson se drejtuesit e Partizanit janë të gatshëm të përballen ligjërisht me çdo shpifje.
KRYETARI I BORDIT TË FK PARTIZANIT I PËRGJIGJET DR.PROF. SALI BERISHËS
Plaku i rrjedhur demokrat doli sot e foli se klubin Partizani e ka Olsi Rama. Ky mashtrues ordiner vazhdon të shpif në vazhdimësi për një Klub, në pronësi të biznesmenit Gazment Demi. Olsi është thjeshtë rrogëtar, si gjithë stafi tjetër dhe kjo mund të vërtetohet me dokumente, me borderotë, me sigurimet shoqërore të paguara çdo muaj.
FK Partizani është një shoqëri aksionare që kontrollohet dhe auditohet çdo vit sipas rregullave financiare të UEFA-s në kuadër të proçesit të liçensimit dhe prej rreth 10 sezonesh merr pjesë rregullisht në kompeticionet europiane.
Në vend të jap llogari se si tjetërsoi gjjthë pronat e këtij klubi legjendar, si zhduku nje kompleks modern ne rrugën “Frosina Plaku”, me firmat e tij, ka guximin të përmend Partizanin në (për)daljet e tij publike. Nuk mjafton që Gaz Demi mori vetëm një stemë dhe tani përveçse mban Klubin, ka ndërtuar edhe kompleksin sportiv, me stadium e hotel, restorant dhe anekse të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e ekipit, por duhet të dëgjojë dhe dënglat e një shpifaraku të njohur dhe i damkosur familjarisht për “korrupsion madhor”. Kësaj i thonë të kesh 2 b… (jo Berishë); një ta çash, një ta mbash. Veç që është i detyruar të përballët me shpifje në Gjykatë, por të paktën ta mbajnë familjarët të mbyllur në shtëpi, se është bërë gazi i dynjasë dhe dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin. Njeriu ka të drejtë të jetë budalla, por jo të abuzojë me këtë të drejtë. PD-ja e tij mund të përdor fjalët e Ruzveltit për Somozën, “Është vërtet budallë, po është budallai ynë”… i pafshin hjarin! Dhe po të ishte vetm budallallëku, hajt mo, do ta tallnim, siç tallën shqiptarët Këtu duhet të citoj Brehtin, “kush nuk njeh të vërtetën është vetëm budalla, por kush e njeh dhe e quan atë gënjështër, atëherë ai është kriminel”. Tamam për Saliun.
Të vjen keq, nga një anë, që ka roitur kaq shumë, sa, jo vetëm që nuk e beson njeri, po tallen me të, duke treguar me gisht, “doli prapë ky tuafi”.
Me kë merrem dhe unë, me një gënjështar patologjik mediokër. Dhe nëse këtij mediokri i heqin gënjeshtrën, thotë Ibseni, i rrëmbejnë lumturinë. Dhe në fund dua ta mbyll me një barsoletë. Thonë, që kur vajti në një vend arab me delegacionin presidencial, rregulli i tyre ishte që të bëheshin synet. Për 10 minuta mbaronte çdo anëtar delegacioni. Kur erdhi radha e doktorit president, procedura e synetit vazhdoi me orë të tëra. Shoqëruesit e tij, të shqetësuar, hyjnë në sallë dhe po ziheshin me mjekët. “Nuk dimë nga ta kapim, se është komplet karizmatik”, u justifikuan ata… Dhe në mbyllje duhet të shtoja edhe fjalinë që Riçard Niksoni i thotë Ajzenauer: Zotni erdhi koha, që ose duhet të shuroni, ose duhet të largoheni nga karrigia juaj…
FILIP ÇAKULI
KRYETAR I BORDIT
FK PARTIZANI




















