Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka dhënë udhëzime ushtrisë që të përshpejtojë fushatën ajrore kundër Iranit për 48 orë, për të shkatërruar sa më shumë industrinë e armëve të vendit, përpara se Uashingtoni të lëvizë drejt një armëpushimi, sipas New York Times.
Direktiva erdhi pasi qeveria e Netanyahut mori një kopje të një plani 15-pikësh të hartuar nga SHBA-të për t’i dhënë fund luftës dhe thuhet se arriti në përfundimin se ai nuk i adresonte në mënyrë të mjaftueshme programin bërthamor të Iranit ose aftësitë e raketave balistike. Zyrtarët izraelitë kanë frikë se Presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të njoftojë bisedime paqeje në çdo moment, sipas Times.
Lidhur me planin e raportuar, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, bëri thirrje për kujdes, duke thënë se kishte parë një plan “të qarkulluar në media”, por se Shtëpia e Bardhë nuk e kishte konfirmuar kurrë atë. “Ka elementë të së vërtetës në të, por disa nga historitë që lexova nuk ishin plotësisht faktike”, shtoi ajo.




















