Aktori i njohur i filmave aksion, Chuck Norris, i cili ndërroi jetë sot, ishte një konservator i përjetshëm dhe mbështetës aktiv i kandidatëve republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bota Të Fundit
Nga Hollywood-i në politikë/ Lavdëronte drejtimin e tij, si Chuck Norris ndihmoi Trump në kandidaturën e vitit 2016
20/03/2026 18:08
Aktori i njohur i filmave aksion, Chuck Norris, i cili ndërroi jetë sot, ishte një konservator i përjetshëm dhe mbështetës aktiv i kandidatëve republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai mbështeti Donald Trump gjatë kandidimit të tij të parë presidencial në vitin 2016, ndërsa në zgjedhjet e viteve 2020 dhe 2024 publikoi kolumne (opinione) ku lavdëronte politikën e tij.
Norris ishte gjithashtu një përkrahës i fortë i Mike Huckabee, duke marrë pjesë edhe në një reklamë televizive gjatë garës së tij për nominimin republikan. Në atë spot, Huckabee deklaronte: “Chuck Norris nuk e mbështet thjeshtë, ai i tregon Amerikës se si do të jetë”.
Aktori ishte i hapur për bindjet e tij të krishtera dhe një mbrojtës i fortë i të drejtës për armëmbajtje.
Në vitin 2004, ai iu bashkua George H. W. Bush në një hedhje me parashutë për të festuar 80-vjetorin e tij, një moment që tërhoqi vëmendje të madhe publike.




















