Është njoftuar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Sipas burimeve të Euronews Albania, Kryesia do të mblidhet ditën e hënë në orën 14:00. Nga ana tjetër bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet një ditë përpara seancës së radhës së Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo mbledhje vjen në kuadër të dy zhvillimeve, rrëzimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe thirrjes së protestës kombëtare më 22 mars.