Një kthesë e papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” pas hyrjes surprizë të Gimbos.
Ndonëse fillimisht u duk se Selin po e përballonte me sukses sfidën e mosreagimit pas pamjeve të partnerit të saj me pranga, situata ka ndryshuar tërësisht në momentet në vijim.
Përballë pranisë së Gimbos në ambientet e shtëpisë, banorja nuk ka mundur t’i rezistojë emocioneve të forta dhe ka vendosur të thyejë përfundimisht rregullat e lojës.
Ajo ka reaguar duke i folur, si dhe e ka përqafuar dhe puthur partnerin e saj, duke lënë mënjanë garën për të kaluar momente të bukura dhe të afërta me të.
Ky veprim i Selinës shënon prishjen e provës së mosreagimit, një sfidë mjaft e vështirë që kërkonte vetëkontroll maksimal nga ana e konkurrentëve përballë çdo situate.
Tashmë mbetet për t’u parë gjatë spektaklit se çfarë vendimi do të marrë Vëllai i Madh lidhur me pasojat që do të ketë kjo thyerje e rregullave për buxhetin apo të mirat e banorëve në shtëpi.




















