Pas protestës së dhunshme që degradoi deri në hedhjen e moltovëve drejt Vilës 31, Sali Berisha ka thirrur militantët në tubimin e radhës nesër në 18:00.
Sipas një mesazhi të shpërndarë strukturave, protesta do të nisë para kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, por ende nuk janë bërë të ditura skenarët e saj, nëse do të ketë fjalime, me një podium të ngritur para godinës së qeverisë, apo një tur nëpër kryeqytet, që përfundoi me molotovët që rrezikuan jetën e artistëve brenda ish-vilës së diktatorit në ish-bllok.
“Të dashur demokratë, Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij, deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë, është ta rrëzojmë. E diel, Ora 18.00 – Në Bulevard”, thuhet në mesazhin e shpërndarë strukturave të PD-së.
Mesazhet e ndërkombëtarëve ishin të ashpra, dhe një skenar i tillë duket të mos jetë më një alternativë, duke qenë se nën këto kritika, Berisha bëri një protestë paqësore para Kuvendit, kur mazhoranca refuzoi arrestimin e Belinda Ballukut.
















