Në një botë gjithnjë e më të tensionuar nga kriza dhe konflikte të shpërndara, strategët ndërkombëtarë po shohin me shqetësim drejt një skenari që prej vitesh konsiderohet si një nga vatrat më të rrezikshme të përplasjes globale: Tajvani!
Ndërsa Pekini vazhdon të theksojë se ishulli duhet të rikthehet nën kontrollin e “atdheut mëmë”, aktiviteti ushtarak kinez rreth tij është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke alarmuar Taipei dhe aleatët e saj.
Megjithatë, një ndërprerje e papritur e inkursioneve ajrore kineze në fund të shkurtit ka hapur një debat të ri mes analistëve: a bëhet fjalë për një pauzë taktike, për sinjale politike ndaj Washington-it, apo për përgatitje për një fazë edhe më të rrezikshme të strategjisë së Xi Jinping?
Aviacioni i Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës ka vendosur rekorde gjithnjë e më kërcënuese: në vitin 2024 u panë 153 avionë brenda 24 orëve. Në vitin 2025 ritmi u rrit në mënyrë mbresëlënëse: 3 764 inkursione, një mesatare prej 10.3 në ditë, me përqendrime prej dhjetëra avionësh në disa raste.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
×

Veprimi intimidues është zgjeruar edhe me kalime përtej “Vijës së Mesme” të Ngushticës, e cila u përcaktua në vitin 1954 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një “kufi” simbolik për të shmangur përplasjet me kinezët. Kjo vijë nuk është njohur kurrë zyrtarisht nga Pekini, por për dekada me radhë është respektuar në praktikë.
Papritur, më 27 shkurt, në prag të sulmit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael kundër Iranit, tajvanezët ndaluan së regjistruari veprime ajrore nga ana kineze. Ky boshllëk vazhdoi për dy javë, duke hapur një debat mes analistëve perëndimorë për arsyet e zhdukjes së gjurmëve në radarët tajvanezë.