Klubi i Partizanit ka dal me një reagim publik të ashpër pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Elbasanit, duke akuzuar drejtpërdrejt arbitrin Eldorian Hamiti për një vendim skandaloz që, përcaktoi fatin e kualifikimit.
Partizani e cilëson Hamitin “arbitër të papërgjegjshëm dhe non grata për klubin”, duke theksuar se momenti më flagrant i takimit ishte në minutën e 119, kur u akordua një penallti inekzistente, e cila sipas klubit është parë vetëm nga arbitri.
REAGIM!
Klubi Partizani dënon me forcë gjykimin e ndeshjes së sotme të kupës së Shqipërisë Partizani – Elbasani, me një arbitër të papërgjegjshëm si Eldorian Hamiti. Ky arbitër është non grata për Partizanin. Rasti më flagrant është minuta 119 kur Hamiti vendosi kualifikimin me një penallti inekzistente, të cilën vetëm ai e ka parë.
Çdokush mund të gjykojë vetë nga këto pamje të cilat nuk kanë nevojë për koment.
Thellësisht të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës se lojtarëve dhe dëmin që i bëhet ekipit.
I bëjmë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit përjashtimin e këtyre arbitrave të papërgjegjshëm nga sistemi i arbitrimit që bashkë me imazhin e Partizanit po dëmtojnë imazhin e futbollit si dhe vetë Institucionin më të lartë të Futbollit në vend, duke rritur pakënaqësinë e sportdashësve përkundrejt besueshmërisë së garës sportive.
FK Partizani kërkon vetëm drejtësi!
RASTI 1: Momenti i penalltisë së Elbasanit ku shihet qartë qe nuk ka asnjë kontakt




















