Një përplasje me tone të ashpra ka ndodhur sot në selinë e Partisë Demokratike, mes drejtuesit të degës së Fushë- Krujës dhe atë të Krujës me Flamur Nokën.
Burime për gazetaren e Top Channel Elda Menga bëjnë me dije se drejtuesit e degës së Fushë Krujës dhe Krujës janë përplasur ashpër me sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka për shkak se kundërshtojnë shkrirjen në 1, të degëve që ata kryesojnë.
Mësohet se përplasja ka ndodhur pak para se te mblidheshin koordinatoret dhe drejtuesit politikë dhe është dashur ndërhyrja e Berishës për të ulur tonet dhe liruar salla.
Tonet e ashpra mësohet se janë dëgjuar edhe ne korridoret e Selisë Blu.




















