Ushtria e Izraelit ka lëshuar një tjetër paralajmërim për evakuim për banorët në jug të Bejrutit, duke njoftuar për operacione ushtarake që pritet të zhvillohen në orët në vijim në kryeqytetin e Libanit.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, deklaroi se Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të veprojnë në zonat Haret Hreik dhe Burj al-Barajneh, si dhe në një kompleks që ndodhet në jug të Autostradës së Damaskut.
Ai u bëri thirrje banorëve të këtyre zonave që të largohen menjëherë dhe të lëvizin drejt lindjes përgjatë autostradës për sigurinë e tyre.




















