Trajneri i Kombëtares Sylvinho, ka folur për mediat para miqësores kundër Ukrainës, e cila do të mbahet nesër në Valencia të Spanjës. Të dyja përfaqësueset nuk ia dolën të siguronin “biletën” e kualifikimit në fazën “Play-Off” të Kupës së Botës:
Trajneri i Kombëtares Sylvinho, ka folur për mediat para miqësores kundër Ukrainës, e cila do të mbahet nesër në Valencia të Spanjës. Të dyja përfaqësueset nuk ia dolën të siguronin “biletën” e kualifikimit në fazën “Play-Off” të Kupës së Botës:
Vlerësim për kualifikueset e Botërrit me Shqipërinë?
Është e vështirë të diskutosh në lidhje me vitin e kaluar. Vjet nuk ka qenë e lehtë. Kemi dhënë më të mirë për të arritur deri këtu. Ndaj Polonisë ishte ndeshja më e rëndësishja në histori për Shqipërinë. E konsideroi ndeshje të bukur. Ndaj Ukrainës është një tjetër sfidë e rëndësishme. 90 minuta për të luajtur nesër.
Cila do të jetë qasje për ndeshjen karshi Ukrainës, a do të keni lojtarë të rinj në ekip?
Në fakt është e vështirë të përgatisësh një ndeshje, pas humbjes dhe eliminit kundër Polonisë. Kjo është ekspreriencë e njëjtë edhe për Ukrainën. Çdo herë që futemi në fushë, kërkojmë të japim më të mirë. Ka lojtarë që më pyësin: ‘Mister, unë jam këtu’ dhe t’i duhte të mendosh për atë gjë. Nuk besojë se mund të ndryshohen 6-7 lojtarë. Sigurisht mund të ketë 2-3 risi nga formacioni i mëparshëm.
Ju e njihni Ukrainë, çfarë llojë ndeshje pret dhe si është motivimi, pas trishtimit nga eliminimi në fazën “Play-Off”?
Presim një ndeshje shumë të fortë. Te dyja ekipet kanë lojtarë shumë të fortë. Nuk e kemi vendosur për formacionin. Jemi një ekip në rritje. Ukraina ka lojtar shumë të mirë, të cilët kanë luajtur edhe në Kupën e Botës. Edhe ne kemi lojtar që kanë dëshirë për të treguar më të mirën. Presim një ndeshje shumë të mirë dhe kemi shumë besim te grupi ynë.




















