Nga Vera Bergensgruen dhe Alexander Ward/ Wall Street Journal, e shtunë e dielë, 7/8 Mars 2026.
____________________________________________________________________________

Washington-Presidenti Trump mendon të vendosi legjimitetin e tij një lojë të re nën drejtimin e SHBA-së për ndërrimin e rregjimit: Ne godasim, ju vendosni!
Në Venezuelë, Trump rrëzoi autokratin Nicolás Maduro, por e la pjesën tjetër të udhëheqjes së tij të paprekur, me administratën e tij që tha se do të jetë në dorë të Venezuelianëve të shtyjnë përpara një tranzicion demokratik.
Javë më vonë, pasi urdhëroi sulme ajrore ndaj Iranit, Trump u bëri thirrje më shumë se 90 milionë njerëzve të vendit të përmbysin regjimin pas vrasjes së Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei. Ai ka nxitur Kubanezët të arrijnë një marrëveshje, duke thënë se qeveria e tyre e varfër për para duket “sikur është gati të bjerë” nën një bllokadë Amerikane.
SHBA-të kanë një histori të gjatë përpjekjesh për të rrëzuar udhëheqës të huaj që Uashingtoni nuk i pëlqen, nga Irani në vitin 1953 deri në Vietnam deri në Kili gjatë dekadave në vijim.
Manuali i strategjisë ka përfshirë prej kohësh veprime të fshehta, fushata presioni dhe forcë ushtarake të hapur për të instaluar qeveri më simpatike të përafruara me interesat e SHBA-së.
Këtë shekull, Amerika u zhyt në dy nga luftërat e saj më të gjata – në Afganistan dhe Irak – pas sulmeve të rrufeshme që larguan qeveritë që konsideroheshin kërcënime për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Këto moçale ndihmuan në nxitjen e lëvizjes MAGA, e cila u mblodh rreth premtimeve të Trump për të shmangur përfshirjet ushtarake jashtë shtetit.
Tani, Trump po i vë në provë premtimet e tij dhe fuqinë e zjarrit amerikan. Me një ethos që Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth e përmblodhi si “Ne nuk jemi budallenj për këtë”, Trump e ka angazhuar vendin në një luftë që ai ka thënë se do të zgjasë vetëm disa javë, pas suksesit të një bastisjeje ushtarake që u krye brenda një nate.
Si në Iran ashtu edhe në Venezuelë, Trump ka thënë se fati i një vendi të tregut në fund të fundit varet nga qytetarët e tij, edhe pse ai largon pasardhësit e preferuar dhe SHBA-aja ushtron presion ushtarak nga lart. Qëllimi është të nxirren fitore të prekshme për SHBA-në – qasja në naftë të uli emigrimin dhe flukset e drogës, një kundërshtar i dobësuar – pa rreziqet e vendosjes së forcave të mëdha tokësore.
Qasja e Trump pasqyron si dëshirën e tij për të shmangur përsëritjen e luftërave të këtij shekulli, ashtu edhe përbuzjen e tij për atë që ai e ka quajtur “politika e dështuar e shkatërrimit të kombit”. Preferenca e tij është të punojë me qeveri më miqësore që mund të ofrojnë përfitime të prekshme për t’u shitur ndërsa triumfon “Amerika e Para”.
Strategjia e re e Trump, tha me shaka një zyrtar i Departamentit të Shtetit, mund të përmblidhet si “pritni kokat dhe deportoni”.(shporini)
Udhëheqësit e rinj të emëruar të Uashingtonit nuk ia dalin mbanë administratës. Aleatët e Trump thonë se ai do të shkeli butonin e rivendosjes.

Trumpi Provon një Strategji të Re.

“Po dallim me një model të ri: Do t’ju japim një shans. Ju vendosni se çfarë doni të bëni.” Senatori Lindsey Graham, Republikani për Karolinën e Jugut, tha në një intervistë menjëherë pas fillimit të fushatës në Iran. “Nëse ata zgjedhin një turmë të re që dëshiron të vrasë Amerikanë, ne do t’i vrasim. Mos e mendoni shumë. E tëra çfarë mund të bëni është t’u jepni njerëzve një shans.”

Duke u futur në ‘Ujëra të Pa Eksploruara’

Edhe Trump, pavarësisht gjithë arrogancës së tij të re pas misionit të suksesshëm të Maduro-s, pranoi se qasja mbart rreziqe. Ai i përmblodhi ato të Martën si: “Kaloni nëpër këtë dhe pastaj, pas pesë vjetësh, kuptoni se keni futur dikë që nuk është më i mirë.”
Trump nuk e fshehu se ai autorizoi misionin në Iran me një shpresë të madhe në mendje: Iranianët do të ngriheshin dhe do të rrëzonin qeverinë e tyre. Kjo, thonë zyrtarët dhe analistët, ishte pjesa e përgjithshme e planit të trashëgimisë politike.
“Le të shohim se si do të reagoni”, u tha ai iranianëve të Shtunën pasi njoftoi fillimin e operacioneve në Iran. Pas fushatës së bombardimeve, ai tha të nesërmen, “pjesa tjetër do të varet nga ju”.
Trump nuk është i vetmi që përpiqet t’ia lërë ndryshimin e regjimit popullsisë lokale me siguri të paqarta për mbështetjen Amerikane. Në vitin 1991, Presidenti George H.W. Bush i nxiti Irakianët të “merrnin çështjen në duart e tyre” dhe të detyronin Sadam Huseinin të largohej. Apeli i tij u transmetua nëpërmjet radiove dhe me anë të avionëve të koalicionit u hodhën trakte të cilat inkurajonin popullin Iraken “të mbushi rrugët dhe rrugicat’ Por në fund të fundit kush i doli në ballë forcat e Sadamit i shtypën ata ndërsa Sh.B.A. nuk u ndje qëndroi më një anë.
“Kjo ẽshtë nje shkatërim, ne kurrë nuk kemi arritur të kryejm detyrën”, tha David Shencker i cili ishte në krye të Departamentit të Shtetit për Lindjen e Mesme gjatë termit të parë të Trumpit. “Nderkaq Trumpi teorikisht mbështet teorine e ndrimit të regjimit por nuk do ta kryej pa qënë plotësisht i sigurt”.
Trump, si disa nga paraardhësit e tij, po e mbivlerëson “aftësinë e imagjinuar për të projektuar ndryshimin e regjimit përmes fuqisë ajrore”, tha ai.
Duke vrarë Khamenein dhe duke bombarduar vendin për të provokuar nji permbysje popullore, loja e Trump me Iranin është “ujëra të pa eksploruara”, thotë Alexander Downes, një ekspert në politikën dhe historinë e ndryshimit të regjimit në Universitetin George Washington. Aty ku SHBA-të kanë nisur luftëra ajrore për të rrëzuar autokratët, si në Libi në vitin 2011, e bënë këtë në një koalicion me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, për të mbështetur një rebelim të armatosur të sapo formuar edhe atëherë kaosi mund të vijë. Libia tani është e ndarë në qeveri konkurruese dhe grupe të armatosura rivale.
Suksesi në Iran, tha Downes, “duket i pamundur, duke pasur parasysh historinë e regjimit Iranian në aspektin e gatishmërisë së tij për të shtypur dhe vrarë civilë në numër të madh për të mbajtur veten në pushtet”. Pa u futur vërtet në terren, nuk mund të heqësh qafe atë kërcënim.”
Downes shtoi se retorikja e Trump mund të jetë një taktikë presioni që të bindi Teheranin per tu dorezuar në programin atomik gjatë negociatave në tavolin.
Por Trumpi po vepron më tepër se çduhet ai po thëret për një kryengritje popullore.
Pasi vrau Khamenein dhe dhjetëra zyrtarë të lartë Iranianë, ai po shqyrton mbështetjen për grupet në Iran që janë të gatshme të marrin armët për të rrëzuar regjimin, thanë zyrtarët amerikanë. Ideja, nëse ndiqet, mund t’i shndërrojë fraksionet Iraniane në forca tokësore të mbështetura të paktën retorikisht nga Uashingtoni. Trump gjithashtu ofroi “imunitet të plotë” për anëtarët e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, forcat e armatosura dhe policinë nëse ata ulin armët. Ai paralajmëroi se ata që nuk i binden do të përballen me “vdekje të sigurt”.
Ndërkohë, ushtria e Izraelit ka synuar infrastrukturën e sigurisë dhe policisë së Iranit, duke kërkuar të hapë rrugën për një revoltë popullore.
Trump të Martën ndau dy herë në mediat sociale një artikull opinioni në Washington Post rreth një “doktrine Trump” që argumentonte se nuk ka nevojë për një forcë pushtimi amerikane sepse “populli Iranian është me çizmet në tokë”.
Megjithatë, edhe pse Trump ka bërë thirrje për një revoltë popullore, administrata e tij ka vazhduar të kërkojë një person të brendshëm për të bashkëpunuar me sistemin njëkohësisht po i këshillon Iranianët ta rezojnë sistemin. Trumpi vazhdon duke thëne se ka pasur njerëz të zgjedhur me potencë të lart por fatkeqësisht jan eleminuar nga goditjet Amerikane Izraelite. “Ne nuk jemi në gjëndje të gjejmë njeriun e duhur” tha ai të Martën në zyrën ovale.
Përpara se operacioni ushtarak të filloi, CIA kishte informata përsa i përket linjës radikale Rojeve të Revolucionit ose të ndonji fraksioni tjeter ekstremist i cili kishte influencë për të marri fuqin kështu që lidhja me Perëndimin dhe SH.B.A të bêheshte e pamundur,

” Trumpi autorizoi këtë mision sepse pati një shpresë
te madhe në mëndjen e ti: Ti jepesh mundesia
Iranianëve të ngriheshin për të rëzuar qeverin
e tyre”

Djali i Khameneit i moshës 56 vjeçare Mojtaba ishte pretetendi kryesor për të zenë vëndin e të jatit shpjeguan zyrtarët. Ai është shumë pranë grupit kryesor represiv Pararoja e Revolucionit( (IRGC) vazhdon informimi i zyrtarëve të tashëm dhe atyre të kaluar. “Ata janë duke humbur kohë djali i Khameneit është një peshë e lehtë.” Vazhdoi Trumpi në intevisten me Aksios.” Unë do të dëshironja të kisha një takim sikur Delsi në Venezuelë”.
Kufijtë e Modelit të Venezuelës.

Trump ka ngritur vazhdimisht mundësinë e përdorimit të të ashtuquajturit “modeli i Venezuelës” në Iran.
Përpara pushtimit të Venezuelës, CIA arriti në përfundimin se zëvëndesi i Maduros, ishte më i pa vendosur, Delcy Rodrigues, ishte në pozicionin më të mirë për të marrë pushtetin. Trump dhe aleatët e tij e kanë përshëndetur këtë hap si një sukses: një operacion i kufizuar që rrëzoi një udhëheqës armiqësor dhe siguroi qasjen e SHBA-së në rezervat tona të mëdha të naftës pa viktima Amerikane.
Në javët e fundit, kërkimi për “Delcy of Iran” ose “Delcy of Cupa” është bërë shkurtim brenda administratës për llojin e një personi të brendshëm të regjimit që është në gjendje të sigurojë një bai pas, sipas njerëzve të njohur me diskutimet.
“Delcy Rodriguez” i vështirë të jetë një politikë e jashtme e re”, tha Benjamin Gedan, drejtori i Programit të Amerikës Latine në Qendrën Stimson. “Në Luftën e Ftohtë, ajo strategji mendjemadhe njihej në rajon si:”Ai mund të jetë bir kurve, i cili duhet te jetë djali ynë “.
Vëzhguesit vërejnë se mbetet shumë herët për ta konsideruar atë që ndodhi në Venezuelë që të jetë një model i përsëritshëm. Ndryshe nga Venezuela, ku shoqëria civile e organizuar mirë dhe partitë opozitare kanë mbijetuar vite presioni, Irani dhe Kuba janë shtete autoritare të rrënjosura thellë që kanë kaluar dekada duke forcuar aparatin e tyre të sigurisë kundër një ndërhyrje.
Venezuela gjithashtu ofron një paralajmërim se sa shpejt mbështetja e SHBA-së mund të shndërrohet në transaksionale. Pavarësisht se qeveria e SHBA-së po mban lart opozitën e vendit si fituesit legjitimë të zgjedhjeve të vitit 2024, Trump e ka lënë mënjanë atë në favor të bashkëpunimit me regjimin besnik duke nënvlererësuar zgjedhjet nẽ Nëndorin e ardhëshëm.
Në fund të fundit i takon popullit të vendosi për vëndin e tij cilsoi Sekretari i Shtetit Marco Rubio, tha disa ditë pas operacionit Maduro. Ai dhe zyrtarë të tjerë të Trump kanë refuzuar të japin një afat kohor për zgjedhjet.
Një frikë nga brenda dhe jashtë administratës është se Trump – i cili e mat ndërhyrjen e suksesëshme ndryshe nga presidentët e mëparshëm – mund të mos përdorë ndikimin e SHBA-së për një tranzicion demokratik nëse është i kënaqur me atë që po ofron Rodriguez. Të Mërkurën, Trump e quajti atë “presidente të Venezuelës”, pavarësisht se SHBA-të më parë e konsideronin regjimin të paligjshëm, dhe e lavdëruan atë për “bërjen e një pune të shkëlqyer ndërsa nafta e Venezuelës po fillon të rrjedhë. Pavarësisht sukseseve fillestare ushtarake, strukturat e vendosura të pushtetit mund të mbijetojnë edhe pa udhëheqjen e tyre të lartë”, tha Jon Alterman, kryetar i Zbigniew Brzezinski në sigurinë globale dhe gjeostrategjinë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.
“Nuk është se vendos tabelën “Misioni u krye u firmos dhe tashti shko në shtëpi”,” tha ai.
Brënda administratës dhe Kongresit ekziston një shqetësim në rritje se sulmi ndaj Iranit ka lënë një vakum pushteti, i cili mund të ndezë një luftë civile për kontroll. I pyetur për këtë mundësi në një takim informues me dyer të mbyllura me anëtarët e Dhomës të Martën, Rubio tha se rrëzimi i udhëheqësve më brutalë të regjimit peshonte boshllëkun që la pas, sipas ligjvënësve nga të dy partitë politike në sallë.
“Nuk mund t’i mbajmë kundërshtarët tanë më të këqij dhe më të vdekshëm në pushtet nga frika se çfarë do të pasojë”, tha përfaqësuesi Don Bacon, një Republikan nga Nebraska, ndonjëherë kritik i administratës që mori pjesë në takim. “Ishte më e rëndësishme të heqim qafe këta djem, të cilët ishin një kërcënim bërthamor”.
Republikanët thonë privatisht se ka një rishqyrtim brenda partisë të rregullit “Pottery Barn” të favorizuar nga ish-Sekretarja e Shtetit Coin Powell: “E thyen, e mban borxh”. Motoja, e zbatuar në politikën e jashtme, nënkuptonte se çfarëdo që të ndiqte një ndërhyrje do të ishte një përgjegjësi e Uashingtonit dhe do ishte një aventurë e gabuar dhe mos kurajim i ushtrise.
Administrata Trump mban një pikëpamje të ndryshme. Nëse nuk shfaqet një pasardhës i qartë në Iran, ose shpërthen dhuna sektare, SHBA-të mund të tërhiqen nga përleshja dhe të fajësojnë Iranianët për shpërdorimin e një mundësie të artë, duke i lënë Trump dhe ekipit të tij të monitorojnë të ashtuquajturën “dita pas” në kohë reale.
Alterman, i cili shërbeu në stafin e planifikimit të politikave të Departamentit të Shtetit në vitin 2002, tha se toni i administratës në lidhje me hapat e ardhshëm në Iran i bën jehonë asaj që dëgjoi dy dekada më parë. “Nuk është se asnjë nga këto nuk mund të funksionojë. Thjesht duket se ekziston një supozim se do të funksionojë mjaftueshëm mirë,” tha ai. “Ajo që shoh është e njëjta mendësi si në fillim të Irakut, që është se gjithçka do të bjerë në favorin tonë. Ne nuk shkuam në Irak duke menduar se do të qëndronim atje për vite me radhë.”

Shënim:

Trumpi në veçanti dhe populli Amerikan në përgjithesi nuk e kuptojnë aspsak diktaturën si funksion. Kanë lexuar, them se jo, por ta kuptosh duhet ta provosh. Në veçanti diktaturën e majtë që mbjell terror e bjen tmerr midis popullit indoktrinuar nga injoranca dhe moskamja dhe nuklit komandues që ka në krye një despot absolut.
Në vënde të tilla diktatura nuk rrëzohet ajo qëndron e kamufluar dhe me nuanca shumë negative në drejtiin intelektual në vençanti dhe të kombit në përgjithësi.
Demokracia është një filozofi në vehte ta njohish e ta zbatosh janë si dy drejteza paralele që shkojn drejt Universit. Që të zbatosh Demokracine duhet që populli atij vëndi të ketë një bagazh arsimor dhe ndërgjegjës të udhëhequr nga përgjegjësia personale. Te mos i kesh këto parime është sikur e hedh farën midis rërës përvëluese të Saharës.

E Shqipëroi Abdyl Ali Koprëncka, New York 16 Mars 2026. Në ditën e tetëdhjet e tre vjetorit.