Procesi i riorganizimit brenda Partisë Demokratike pritet të mbyllet brenda muajit prill. Burime bëjnë me dije se afati për përfundimin e procesit të zgjedhjes së kryetarëve dhe kryesive në degët e partisë në të gjithë vendin është caktuar data 30 prill.

Sipas të njëjtave burime, pas përmbylljes së këtij procesi do të vijojë faza e zgjedhjes së drejtuesit të ri të partisë. Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike janë planifikuar të mbahen më 23 maj.

Ndërkohë, më 6 qershor pritet të zhvillohet edhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku do të formalizohen strukturat drejtuese dhe vendimmarrjet e reja politike të kësaj force.