Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu. Kryedemokrati është pritur me entuziazëm, brohoritje dhe mbështetje nga qindra simpatizantë të mbledhur në zonë.
Gjithashtu janë mbledhur mbështetësit e Partisë Demokratike pranë selisë për tu organizuar dhe për tu bërë gati për protestën e paralajmëruar.




















