Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në Tropojë ka shënuar një rast suksesi në mbështetje të qytetarëve në proceset e pronësisë.
Qytetari K. Mustafaj iu drejtua Qendrës për këshillim dhe asistencë lidhur me regjistrimin e lejes së legalizimit. Pas marrjes së informacionit të detajuar mbi procesin e regjistrimit të Aktit Administrativ, qytetari u asistua për të kryer aplikimin në shërbimet kadastrale dhe më pas arriti të pajisej me certifikatë pronësie për pasurinë e tij.
Zyrtarët e Qendrës nënvizojnë rëndësinë e këshillimit juridik falas për çdo qytetar që ka nevojë për ndihmë në çështjet e pronësisë, duke inkurajuar të gjithë që të drejtohen për asistencë.
“Jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të procesit ligjor,” deklarojnë nga Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.




















