Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, u pyet, nëse PS do ta çojë përpara Reformën Territoriale edhe pa konsensusin e opozitës.

Pas mbledhjes së qeverisë, Demo u shpreh se Komisioni Posaçëm është ende në kohë për ta bërë punën e tij. Ai shtoi se në ditët në vijim do të nisin edhe dëgjesat.

“Besoj që Komisioni i Posaçëm është mbledhur edhe gjatë kësaj jave. Po ashtu, javën që kemi përpara do të fillojnë edhe takimet dhe të ftuarit e parë në komision, unë do të jem vetë një ndër ta, që do të shkoj në komision, për të trajtuar atë çfarë ka ndodhur me reformën gjatë 10 viteve të fundit,” u shpreh ai.