Pas shpërthimeve dhe sulmeve të shumta në Iran nga SHBA-ja, si dhe pas vdekjes nga sulmet të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, Shtëpia e Bardhë ka publikuar një reagim tjetër të Donald Trump ditën e sotme.

Duke cituar presidentin amerikan, në njoftim thuhet se Irani ka paralajmëruar për një sulm më të fuqishëm sot, ndërsa Trump njofton se nëse ndodh kjo, SHBA do kundërpërgjigjet më fort se asnjëherë.

“Irani sapo deklaroi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. më shumë mirë të mos e bëjnë këtë, megjithatë, sepse nëse e bëjnë, ne do t’i goditim me një forcë që nuk është parë kurrë më parë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, ka shkruar Trump.

“Iran just stated that they are going to hit very hard today, harder than they have ever hit before. THEY BETTER NOT DO THAT, HOWEVER, BECAUSE IF THEY DO, WE WILL HIT THEM WITH A FORCE THAT HAS NEVER BEEN SEEN BEFORE! Thank you for your attention to this matter!” – President… pic.twitter.com/w8uwRA1x5R

— The White House (@WhiteHouse) March 1, 2026.