Një konflikt mes të miturish është regjistruar në një shkollë në Shënavlash të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, rreth 5 deri në 6 nxënës janë përfshirë në një përplasje mes tyre brenda ambienteve të shkollës. Në momentin e incidentit ka ndërhyrë oficeri i sigurisë së institucionit arsimor për të qetësuar situatën.

Më pas është njoftuar edhe policia, e cila po verifikon rrethanat e ngjarjes dhe personat e përfshirë.