Autoritetet kanë shpallur në kërkim shtetasin Klesti Çela, pas dyshimeve se dje, së bashku me tre persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka dhunuar Fatmir Metaj, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve në IKMT.

Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të institucionit.

Policia dhe organet e tjera po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij incidenti.