Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme është reflektuar edhe jashtë rajonit. Gjatë natës një shpërthim i fortë u dëgjua pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Oslo.

Policia norvegjeze bëri të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, ndërsa hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkakun. Sipas autoriteteve, nuk ka persona të lënduar.

“Policia është në kontakte të vazhdueshme me ambasadën dhe nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në një deklaratë zyrtare të autoriteteve norvegjeze.