Shtetet e Bashkuara janë shumë pranë arritjes së objektivave të operacionit kundër Iranit. Deklarata u bë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për mediat.
Ajo bëri të ditur se Uashingtoni ndodhet rreth 20 ditë përpara afatit të parashikuar të ofensivës, e cila fillimisht ishte planifikuar të zgjaste nga katër deri në gjashtë javë.
Në të njëjtën kohë, Leavitt theksoi se Irani ka shprehur gatishmëri për të hapur dialog, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump është i gatshëm të dëgjojë.
Sipas saj, zhvillimet e fundit tregojnë se SHBA është në një fazë të avancuar të përmbushjes së objektivave, ndërsa mbetet e hapur mundësia për një zgjidhje përmes negociatave.




















