Ish-Kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, uroi këtë të shtunë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke shprehur mesazhin e saj për Bajramin e Madh. Ajo theksoi rëndësinë e reflektimit dhe solidaritetit në këtë festë të shenjtë.
Statusi i Spiropalit:
Gëzuar Bajramin e Madh që na kujton se vetëm sakrifica na afron me të vërtetën, dhe vetëm e vërteta sjell naltësimin. Sado të ndryshëm dukemi, përpara Zotit të gjithë njësoj jemi.




















