Nuk ka paqe për Sylvinho-n. Një ditë përpara publikimit të listës, tekniku kuqezi sheh t’i dëmtohet një tjetër legjionar, një nga më të rëndësishmit për skemat e tij, Kristjan Asllani. Si gjithnjë, mesfushori kuqezi zbriti si titullar për ekipin e tij Beshiktash, por në minutën e 71-të, Asllani mori një goditje në këmbë. Në plan të parë nuk dukej një faull i rendë, madje gjyqtari i takimit vijojë lojën, por Asllani u shtri në fushë, duke u zëvendësuar më pas. Mesfushori doli duke çaluar duke e bërë edhe më shqetësuese situatën.

Gjendja e Asllanit, ashtu si edhe e legjionarëve të tjerë, të cilët tashmë e kanë marrë një festë nga trajneri Sylvinho, do të monitorohet nga afër edhe nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Trajneri Sylvinho kryqëzon gishtat që dëmtimi i Asllanit të mos ishte serioz pasi për ndeshjet e fazës “play-off” është i detyruar të bëjë llogaritë pa një tjetër mesfushor, Medon Berisha, i dëmtuar që nga dhjetori.