Një debat ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip mes Artanit dhe Juelës.
Gjatë debatit Artani i tha Juelës se ka qenë Rogerti që i ka përmendur trupin.
Ndërkohë Juela e hedh poshtë një gjë të tillë dhe i kthehet duke i thënë se komente për trupin e saj ka dhënë vetë Artani.
Pjesë nga debati:
Juela: Ti i ke thënë si të duket Juela. Në rregull? Ti je marrë me trupin tim o Tani, duke bërë komente.
Artani: Kush e tha fjalën aty? O mashtruese!
Juela: Nuk të kam thënë as pervers, as maniak, as nuk kam përfituar.
Artani: Kush e ka thënë? Ishte dhe Stenaldo këtu.
Rogerti: Prapë je duke e përmendur trupin.
Juela: Brikena të ka thënë pervers e të gjitha, unë jo. Unë shikoj përtej. Të betohem për këtë mëngjes që nuk të flas më. Për mua nuk ekziston, nuk kam asnjë lloj konsiderate për ty.
Artani: Trupin t’a përmendi
Juela: Ti që bën këshilltarin sikur po më mbron.
Artani: Unë e di kush je ti.
Juela: Jo, ti nuk e di kush jam unë.
Artani: Ti je Juela e 12 janarit deri 20 janar kur erdhi ai ordineri, por ke ndryshuar dhe nuk te vjen turp të thuash që po ma ka thënë te cepi
Juela: Nuk të vjen turp, je xheloz se kam aftësitë e mija.




















