Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se “nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit të pakushtëzuar”.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump gjithashtu bëri thirrje për zgjedhjen e udhëheqësve të rinj iranianë që ai i konsideron “të pranueshëm”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të punojnë për të ndihmuar Iranin të rimëkëmbet.