Presidenti i SHBA, Donald J. Trump, ka njoftuar në platformën e tij Truth Social se takimi i tij me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, i cili ishte shtyrë më parë për shkak të operacionit ushtarak amerikan në Iran, është riplanifikuar. Takimi do të zhvillohet në Pekin më 14 dhe 15 maj.

Në statusin e tij, Trump shkruan:

“Takimi im me Presidentin shumë të respektuar të Kinës, Presidentin Xi Jinping, i cili ishte shtyrë fillimisht për shkak të operacionit tonë ushtarak në Iran, është riplanifikuar dhe do të zhvillohet në Pekin më 14 dhe 15 maj. Zonja e Parë Melania dhe unë gjithashtu do të presim Presidentin Xi dhe Zonjën Peng për një vizitë të ndërsjellë në Uashington, D.C., më vonë gjatë këtij viti. Përfaqësuesit tanë po finalizojnë përgatitjet për këto Vizita Historike.”

Presidenti Trump gjithashtu ka njoftuar se Zonja e Parë, Melania Trump, do të presë së bashku me të Presidentin Xi dhe Zonjën Peng për një vizitë të ndërsjellë në Uashington, D.C., më vonë gjatë këtij viti. Përfaqësuesit e tyre janë duke finalizuar përgatitjet për këto vizita historike.

Trump përmend gjithashtu pritshmëritë e tij për takimin:

“Mezi pres të kaloj kohë me Presidentin Xi në atë që jam i sigurt do të jetë një Ngjarje Monumentale. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”