Presidenti amerikan, Donald Trump ka zbuluar se cila ishte “dhurata” misterioze që Irani i kishte dhënë SHBA-së si pjesë e negociatave. Sipas Trump kjo dhuratë ishin 10 anije me naftë që kaluan me sukses Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe nafte.
Trump më parë theksoi se ky veprim kishte ndihmuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.
“Ishte një dhuratë shumë e madhe, me vlerë një shumë të jashtëzakonshme parash, dhe nuk do t’ju tregoj se çfarë është dhurata, por ishte një çmim shumë i rëndësishëm”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale të martën.
Trump ndërkohë sot tha se SHBA-të ishin angazhuar në bisedime shumë thelbësore me zyrtarë iranianë të paidentifikuar dhe se lëvizja e anijeve cisternë të naftës përmes ngushticës shënonte provë se negociatorët ishin seriozë.
“Ata thanë, ‘Për t’ju treguar faktin se ne jemi të vërtetë dhe të fortë dhe se jemi atje, do t’ju lejojmë të keni 10 anije me naftë, anije të mëdha me naftë’”, tha Trump, duke shtuar se anijet lundruan nëpër Ngushticën e Hormuzit duke mbajtur flamuj pakistanezë.




















