Udhëheqësi i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, i ka kërkuar presidentit të SHBA-së Donald Trump të vazhdojë luftën kundër Iranit, raporton The New York Times, duke cituar njerëz të informuar nga zyrtarë amerikanë.

Sipas raportit, Bin Salman ka folur disa herë me Trumpin gjatë javës së kaluar, duke e shtyrë presidentin të vazhdojë luftën derisa regjimi në Iran të rrëzohet.

Princi saudit e sheh Iranin si një kërcënim afatgjatë që do të vazhdojë për sa kohë që ekziston Republika Islamike. Ai gjithashtu beson se Irani mund të vazhdojë të synojë Arabinë Saudite dhe të kërcënojë anijet pas luftës.

Riadi, i cili është goditur nga sulme të shumta iraniane me dronë dhe raketa, thotë se dëshiron të shohë një zgjidhje diplomatike.

Por, sipas burimeve, Bin Salman dëshiron të shohë sulme amerikane ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit me qëllim dobësimin e regjimit. Ai madje mbështeti edhe ndërhyrjen e trupave amerikane në terren për të marrë kontrollin e vendeve të energjisë dhe për të rrëzuar regjimin, thanë ata. Ai i ka thënë Trump se rritjet e çmimeve të naftës janë vetëm të përkohshme.