Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reagua ndaj vendimit të Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për çështjen e Belinda Balluku.

Sipas Manjanit, gjykata ka refuzuar të revokojë pezullimin e saj nga detyra, megjithëse ajo nuk mban më funksion në qeveri. Ai thekson se vendimi i fundit i GJKKO-së krijon situatën paradoksale sikur Balluku të konsiderohet ende ministre dhe zëvendëskryeministre.

Në reagimin e tij, Manjani shprehet se gjykata po injoron aktet institucionale – dekretet e Presidentit, vendimet e Parlamentit dhe propozimet e Kryeministrit – që, sipas tij, kanë formalizuar largimin e saj nga qeveria.

“Ore GJKKO nuk e pranon gjallë në botë shkarkimin e Belindës nga qeveria!!!

Nuk e njeh fare as dekretet e Presidentit e as vendimet e Parlamentit, propozimet e Kryeministrit jo e jo, që shkarkuan e zëvendësuan Belindën.

Nuk pranon për qamet të konstatojë faktin që zonja nuk ka më detyrë në qeveri që të pezullohet prej saj.

Me pak fjalë GJKKO, si Apeli ashtu edhe sot Shkalla e Parë e kthejnë Ballukun në Qeveri!!!

GKKO e shkallës së parë sot, ka rrefuzuar të revokojë formalisht pezullimin e dhënë, meqë zonja nuk e mban më detyrën. Pra e njeh ende ministre dhe zv/kryeministre!

Kulmi!

Hall kur ishte në qeveri për ta nxjerrë nga aty dhe, hall tani që s’është për ta rikthyer me zor…

Mirë ligjin që e shkelin po me llogjikën ç’kanë?!

Allah, allah…” – shkruan Manjani.