Tani nuk është më një sekret, përveç ndonjë kthese të minutsë së fundit që do të ishte dramatike

Tani nuk është më një sekret, përveç ndonjë kthese të minutsë së fundit që do të ishte dramatike. Zinédine Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i ekipit kombëtar francez të futbollit.

Ish-numri 10 i “Les Bleus” është favoriti kryesorë për të pasuar Didier Deschamps, i cili do të largohet nga pozicioni pas Kupës së Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik.

“Zizou” ende nuk është emëruar zyrtarisht, por hija e fituesit të Topit të Artë të vitit 1998 qëndron mbi Les Bleus, edhe pse mandati i Deschamps, i cili filloi në verën e vitit 2012, është ende duke vazhduar.

Duke pasur parasysh karrierën e tij mbresëlënëse si trajner, lidhjet historike me ekipin kombëtar dhe, mbi të gjitha, statusin e tij si një ikonë e futbollit francez, emërimi i tij duket pothuajse i sigurt.