Treqind mijë euro në rast suksesi ndaj Bosnjas në finalen e playoffit të Botërorit. Kjo është shifra që kërkuan Të Kaltrit si shpërblim në rast kualifikimi për në Botërorin e SHBA, Meksikës dhe Kanadasë.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘La Repubblica’ sipas së cilës përpara ndeshjes vendimtare në Zenica, disa futbollistë të Kombëtares u informuan se do të kishte një shpërblim në rast kualifikimi në eventin madhor që do të mbahet në 11 qershor-19 korrik.

Shifra për të cilaën diskutohej arrinte deri në 300 mijë euro për t’u shpërndarë mes 28 futbollistëve të grumbulluar nga Gattuso për gjysmëfinalen me Irlandën e Veriut dhe finalen; që dmth pak më shumë se 10 mijë euro për secilin prej lojtarëve.

Hapi i parë i tyre ishte që ata të flisnin me stafin teknik dhe gjithnjë sipas ‘La Repubblica’, ishte vetë Gattuso ai që i bindi futbollistët të hiqnin dorë nga propozimi i tyre dhe t’i drejtoheshin Federatës; kërkesë e pavend përpara një impenjimi kaq të rëndësishëm në fushën e lojës. Të meritojmë kualifikimin e më pas të shohim, ishte mesazhi i tashmë ish trajnerit të kombëtares italiane