Postimi i plotë i Alda Bardhylit në instagram:
Bibliotekat e vjetra janë gjithnjë një joshje, arkiva të gjalla të mendimit. Ato ruajnë jo vetëm tekstet, por edhe mënyrën se si janë lexuar, shënime në margjina, faqe të palosura, gjurmë kohe që dëshmojnë dialogun intim mes të afërmëve tanë dhe librit.
Shpesh mes tyre gjejmë fjalë të pathëna,copëza mendimesh që kanë ravijëzuar jetën tonë. Bibliotekat familjare janë rrugëtimi që na pret.
Në një epokë të shpejtë dhe të përkohshme, këto biblioteka janë një akt rezistence ndaj harresës.
Sot, kur informacioni është i menjëhershëm por shpesh sipërfaqësor, prania e një biblioteke në shtëpi merr një kuptim të ri, ajo rikthen thellësinë, dhe lidhjen me traditën kulturore.
Në Ditën Botërore të Librit, biblioteka familjare nuk është nostalgj është një zgjedhje e vetëdijshme për të mbrojtur kujtesën, për të kultivuar mendimin kritik dhe për t’i dhënë kohës sonë një shtresë më të qëndrueshme mendjmi.




















