Mbrojtja e Barcelonës është reparti që ka më së shumti nevojë për riparime dhe Barcelona po punon fort për të sjellë një lojtar që do të zëvendësonte hapësirën e madhe të lënë bosh nga largimi i verës së shkuar, Inigo Martinez.

I piketuar është vetëm një emër, Alessandro Bastoni. Mbrojtësi po kalon ditë të këqija tek Interi dhe duket se largimi është opsioni i vetëm që ka ngelur në marrëdhënien tifozë, klub, lojtar. Dhe kur një emër si Barcelona troket në derë, gjithçka bëhet më e lehtë.

Bisedimet janë ende në fazat e tyre të hershme. Ka pasur vetëm kontakte midis përfaqësuesve të të dy klubeve, por drejtuesit ende nuk janë ulur për të diskutuar çështjen. Bastoni është nën kontratë deri në vitin 2028, kështu që një marrëveshje midis klubeve është e nevojshme.

SPORT
Sport Të Fundit
Barcelona “e fiksuar” pas Bastonit, gati të heqë dorë nga një prej talenteve premtues për mbrojtësin zikaltër
20/04/2026 09:48

Mbrojtja e Barcelonës është reparti që ka më së shumti nevojë për riparime dhe Barcelona po punon fort për të sjellë një lojtar që do të zëvendësonte hapësirën e madhe të lënë bosh nga largimi i verës së shkuar, Inigo Martinez.

I piketuar është vetëm një emër, Alessandro Bastoni. Mbrojtësi po kalon ditë të këqija tek Interi dhe duket se largimi është opsioni i vetëm që ka ngelur në marrëdhënien tifozë, klub, lojtar. Dhe kur një emër si Barcelona troket në derë, gjithçka bëhet më e lehtë.

Bisedimet janë ende në fazat e tyre të hershme. Ka pasur vetëm kontakte midis përfaqësuesve të të dy klubeve, por drejtuesit ende nuk janë ulur për të diskutuar çështjen. Bastoni është nën kontratë deri në vitin 2028, kështu që një marrëveshje midis klubeve është e nevojshme.

Pavarësisht se aktualisht nuk është në formën e tij më të mirë, qendërmbrojtësi është një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian . Ai ka cilësi lidershipi, është një mbrojtës i mirë dhe gjithashtu zotëron një aftësi të jashtëzakonshme për të nxjerrë topin nga mbrapa . Këto janë cilësi që Barça i vlerëson shumë.

Problemi qëndron te tarifa e transferimit. Interi do të fillonte negociatat bazuar në çmimin aktual të kërkuar prej rreth 70 milionë eurosh . Barça nuk është në gjendje të paguajë një shumë kaq të lartë, kështu që lojtari do të duhet të përfshihen në marrëveshje.

Barcelona ka një faktor shumë të rëndësishëm në favorin e saj: dëshirën e lojtarit për t’u larguar. Bastoni është i etur për një ndryshim të situatës, duke u bashkuar me një ekip me një të ardhme të ndritur dhe potencial të mjaftueshëm për të garuar në edicionet e ardhshme të Champions League.

Për të mbërritur te Bastoni, Barcelona pritet të vendosë në tavolinë edhe mundësinë e shkëmbimit, plus para. Është përfolur shumë emri i Gerard Martin, por së fundmi po diskutohet edhe Roony Bardghji. Ky i fundit është lojtar stoli te Barcelona, por ka treguar se nëse ka minuta, di ta bëjë diferencën.