Është një turp, e papranueshme’-Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk u përmbajt dhe foli me një gjuhë shumë të ashpër në lidhje me arbitrimin e sfidës së Ligës së Kampioneve me Atletico Madrid në çerekfinale.

Kreu i klubit katalanas që ishte i pranishëm në turneun e Barcelonës në tenis, fillimisht uroi Atletico Madrid për kualifikimin për në gjysmëfinale dhe më pas hodhi kritikat e forta të tij.

‘Arbitrimi i djeshëm, si ai në fushë ashtu edhe ai në sallën VAR ishte një turp. Është patolerueshme ajo që në bënë. Në ndeshjen e parë nuk na akorduan një penallti të pastër dhe ndëshkuan një lojtarin tonë me karton të kuq për një aksion të ndëshkueshëm me të verdhë-tha Laporta që nuk e la me kaq protestën e tij, përkundrazi ishte akoma më e ndezur.

Vendimet arbitrare na dëmtuan shumë-shtoi Laporta-Eric Garcia nuk ishte mbrojtësi i fundit sepse Kounde mund të arrinte. Arbitri fillimisht dha kartonin e verdhë që i takonte, kurse arbitri i VAR e bëri që ta kthente këtë vendim. Goli i Ferran Torres ishte i rregullt, kishte penallti për Olmon, ndërsa agresioni ndaj Fermin ishte i patolerueshëm. Fermin Lopez i çanë fytyrën dhe asnjë karton…’

Por Joan Laporta u ankua edhe për sjelljen e UEFA e cila iu përgjigj ankesës së disa ditëve më parë të Barcelonës duke e quajtur të papranueshme.

‘Nuk është i papranueshëm paraqitja e një ankese dhe përgjigjja ishte që kjo kërkesë nuk mund të pranohej-shtoi Laporta-ajo që po bën Barcelona është kërkimi i shpjegimeve se përse nuk është e pranueshme kjo ankesë. Yuste më tha se do të paraqesin një tjetër ankesë. Është një turp, e patolerueshme’.

Laporta kishte disa fjalë edhe për ata që thonë se arbitrat favorizojnë Barcelonën. ‘Janë të pacipë-shtoi presidenti Laporta-të thuash që arbitrat favorizojnë Barcelonën është diçka e pacipë. Mjaft të shohin këtë çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Është një turp dhe asnjë nuk e beson këtë’

Dhe në fund Laporta theksoi se tani skuadra duhet të përqendrohet te kampionati me katalanasit që tashmë kanë krijuar një diferencë prej 9 pikësh me Realin e Madridit në vendin e dytë.

‘Tani duhet të fokusohemi te La Liga-shtoi Laporta-nëse arrijmë ta fitojmë do të jetë një titull i fituar me shumë mund. Për me tepër do të jetë i dyti radhazi. Nuk është e lehtë, por do të luftojmë për të. Kemi një avantazh të rëndësishëm prej 9 pikësh nga vendi u dytë, shpresojmë të mbajmë këtë linjë’.